Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku prezantoi sot në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergji Canco”, Tiranë Akademinë e Energjisë, me fokus në zhvillimin dhe formimin e brezit të ardhshëm të profesionistëve në sektorin e energjisë.
Balluku deklaroi se synohet që në këtë Akademi të përgatiten të gjitha stafet që do të kontribuojnë në sektorin energjitik, përfshirë OSHEE-në, Operatorin e Transmetimit OST, apo edhe KESH si një nga komponentet më të rëndësishëm apo kolona bazë e mbajtjes së sistemit energjetik, duke qenë se është prodhuesi vendas që mbulon rreth 75 % të kërkesës së tregut.
“Shqipëria është duke zhvilluar burime alternative për të mos qenë në varësi totale të flukseve hidrike, duke zhvilluar kështu edhe panele fotovoltaike përmes ankandeve fotovoltaike apo edhe ankandeve eolike”, tha Balluku.
Sipas saj, Shqipëria është futur në rrugën e inovacionit dhe përdorimi i hidrogjenit apo burime të tjera alternative të qëndrueshme si gazi i lëngshëm, bazuar në teknologji që sigurojnë emetime sa më të ulëta, do të jenë zgjidhje për prodhimin vendas, pasi Shqipëria synon që në 2030 të kthehet në një vend eksportues neto.
“E gjithë kjo situatë, ky plan, pa dyshim kërkon kolonën më të rëndësishme që ka çdo sektor, që janë burimet njerëzore, që janë aseti më i çmuar edhe për fushën e energjisë.
Për këtë aryse prej disa kohësh, kemi nisur një reformë të thellë sa i përket ngritjes së kapaciteteve njerëzore në OSHEE grup, si kompania më e madhe energjetike që ne kemi”, u shpreh Balluku.
Ajo kujtoi se vitin e kaluar u lançua një thirje për moshat nga 18-25 vjeç, të cilët mund të ishin teknik, elektricist, apo inxhinier elektrik.
“U vendos si kriter mosha pasi rezultoi se mosha mesatare e ekspertëve teknik, elektricist dhe inxhinier shkonte në 50 vjeç dhe nevojitej aftësimi një brezi të ri”, shtoi zv/kryeministrja.
Duke qenë se arsimi profesional ka vëmendje të posaçme nga qeveria dhe prej dy vitesh është kthyer në qendër të nevojër për vet nevojën që tregu ka sot për profesionist, Balluku deklaroi se po kryhen një sërë investimesh me shkolla të reja profesionale, në laboratorë apo dhe riparimin e atyre ekzistuese.
Njëkohësisht, Balluku tha se po punohet edhe për ngritjen e konvikteve në disa zona, për ta bërë më të mundur ndjekjen e këtyre shkollave edhe për të rinjtë nga zonat rurale.
Balluku theksoi se po bashkëpunohet edhe me Zyrat e Punës, pasi synimi është që të nxiten të rinjtë të zgjedhin profesionin e tyre që në moshën 14-vjeçare për të pasur nesër një armatë të profilizuar.
“Këtë vit ka rritje me 10 % të numrit të nxënësve të regjistruar në arsimin profesional”, deklaroi Balluku.
Zëvendëskryeministrja Balluku u shpreh se në këtë Akademi në një të ardhme të afërt, parashikohet të përfshihen edhe teknikët hidro.
Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi theksoi se kjo nismë erdhi pasi kompania OSHEE ka të gjithë resuerset, duke pasur edhe numrin më ët madh të profesionistëve të fushës.
“Akademia do të ndahet në tre drejtime. Do të ofrojë trajnimet për stafin e ri në kompaninë OSHEE Do të bashkëpunojë me shkollat profesionale me module të posaçme ku nxënësit të vijnë të bëjnë praktikë pranë OSHEE.
Dhe po ashtu do të bashkëpunohet edhe me universitetet për të thithur inxhinierët më të mirë“, tha ai.
Sipas tij, Akademia do të japë certifikata përkatëse për nxënësit që do të marrin pjesë në këtë Akademi.