Nga Alba Malltezi/
Është e vështirë të bësh beteja me baltën në Shqipëri. Ka qenë e vështirë edhe në epokën para internetit, ndërsa sot e njëjta baltë shumëfishohet siç ndodh për këdo që vendoset në shënjestër nga kundërshtarë pa rregulla e pa etikë!
Nuk është vetëm një problem shqiptar në të vërtetë. Nuk është vetëm një problem i një vendi të vogël që përpëlitet të ringjallet dhe rindërtohet nga plagët që ja hapin me korrupsion dhe hile disa nga bijtë e saj. Faktet dhe e vërteta qëndron në të përditshmen tonë, në punën dhe veprimet tona, në atë që ne krijojmë dhe vendosim nën dritën e diellit përballë kujtdo.
Ne dokumentarin serial te realizuar nga Bill Gates per Netflix, dokumentare qe kane ne vemendje se cdo te ndodhe me Token, me ne ne te ardhmen, flitet dhe per baltosjen dhe perhapjen e fake news; filantropi dhe miliarderi me i njohur ne bote, shprehet i shqetesuar per perhapjen e rrufeshme te teorive te konspiracionit nda tij. Dukshëm është i tronditur kur dëgjon se e akuzojnë të fusë mikroçipe në vaksina, apo se synon të pakësojë popullsinë, apo të tjera teori. Në intervista dhe biseda edhe me të tjerë personazhe me famë globale, përpiqet të kuptojë dhe të programojë se si mund të kundërpërgjigjesh ndaj baltës që i hidhet punës së njerëzve që përpiqen të jenë konstruktivë. Të gjithë janë në një mëndje, se është gati e pamundur, sidomos kur mendohet të respektohet liria e fjalës dhe mendimi i lirë, vlera që duhet të kenë rëndësi absolute.
Teorite konspirative, fake news, jane shume te deshiruara ne web, ngjisin me shpejt dhe me mire pasi, sic eshte dhe verifikuar, jane me kurioze, me pak te merzitshme se te verteta akadamike dhe te fakteve. Ështe me kurioze te klikosh dhe lexosh se “Bill Gates ha femije” se sa “ Bill Gates po financon bujqit ne Afrike”. Ne internet, eshte tashme e studiuar dhe e matur se njerezit nuk kane deshire per shume seriozitet, por deshirojne te bejne jeten e dyfishte, ate qe i largon dhe i ndryshon te perditshmen korrekte. Shifrat duken të larta të preferuesve të gjuhës së urrejtjes, të lajmeve të rreme etj. por edhe shifrat më të larta që mund të kenë videot më virale në botë, janë të papërfillshme në krahasim me numrin e popullsisë që nuk përfshihet në shikimin, në besimin apo shpërndarjen e tyre.
Dhe kjo është normale. Njerëzimi, për të mbijetuar ndaj kaosit, sëmundjeve dhe luftrave vetëshpiku ligjet dhe qytetërimin. Vendet me ligje, drejtësi dhe me qytetërim janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Balta dhe fake news, janë vetëm ca stërkala komiko-tragjike që vërtiten rreth tyre.