Nuk munguan ironitë dhe ngacmimet në studion e emisionit “Frontline”, mbrëmjen e sotme në Report TV, ku po debatohej për dënimin me 1 vit burgim që la në fuqi Apeli i Tiranës sot (26 Shtator), për veprën “kallëzim i rremë” për dosjen “Babale”.

Lajmi i mbarimit të mbledhjes së Kryesisë së PD-së, për caktimin e protestës kombëtare më 6 Tetor, por edhe propozimi i Flamur Nokës për bllokimin e porteve dhe aeroporteve, solli reagime në panel.

Nga ana tjetër Kryeredaktori i Lexo.al Flogert Muça ka bërë një ironi që u bë virale në rrjet ditën e djeshme ndaj përfaqësuesit të PD-së, Skerdilajd Dhuli.

“O Dhuli… Ishe me Belerin, u fut në burg! Ishe me Salianjin, po shkon në qeli!”-tha Muça.

VIDEO