Renee Reffo, surprizoi nënën e saj, aktoren Julia Iliriani në “S’e luan topi”.
Nënë e bijë tashmë janë zhvendosur në Shqipëri, pas jetesës në Amerikë. Julia mori pjesë në edicionin e tretë të Big Brother Vip, ndërsa Renee, me një popullaritet të lartë në rrejte sociale, do ta shohim çdo të dielë në ekranin e Top Channel, në “E diell”.
“E kam krijuar vetë popullaritetin”, u shpreh ajo, ndërsa foli për projektet e saj, për eksperiencën në Tiranë dhe marrëdhënien me nënën. E pyetur se a do jetë pjesë e Big Brother, ajo thotë se ‘nuk e di’ ende.
Të shijon Shqipëria?
Renee: Jam shumë e kërkuar absolutisht. Nuk kam dashur kurrë të iki nga Shqipëria. Më pëlqen socializimi dhe marrëdhëniet intime.
Si janë reagimet e ndjekësve në rrjete sociale?
Renee: Përgjithësisht janë paragjykuese, bazohem nga pakica intelektuale. Edhe sikur të jesh duke ngrënë një sallatë do të shajnë kot.
I jep mamit mendim për pjesën e dashurisë, apo të jep mami?
Renee: Më jep më shumë mendim, ia tregoj dhe përshkruaj të gjitha.
Mami të jep të drejtë?
Renee: Nuk është dakord me shijet e mija, por kemi filluar t’i rregullojmë./Top Channel