jë akt të paprecedentë, të bazuar në një piramidë fund e krye mashtrimi, e ka cilësuar Sali berisha hetimin ndaj tij dhe dhëndrit të tij për çështjen Partizani. Në një konferencë për shtyp pak pas mbylljes së hetimit të SPAK mbi këtë çështje, ish-kryeministri akuzoi kryeministrin Edi Rama, prokurorët e SPAK dhe diplomatët amerikanë.
Kreu demokrat tha se ky proces, të cilin e quajti politik, erdhi pas kërkesës së diplomatëve amerikanë dhe Ramës. Berisha theksoi se pas 4 vitesh hetime nuk ka asnjë fakt dhe provë që të fajësojnë atë dhe dhëndrin e tij.
Ai u ndal edhe tek fëmijët e tij që gjithashtu janë të dyshuar për akte korruptive.
“Unë jam i vetmi politikan që kam deklaruar se mbaj përgjegjësi për fëmijët e mi. Kjo për shkak të detyrave të larta që kam mbajtur. Ua kam thënë zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin” – tha Sali Berisha nga ambientet e shtëpisë.
Ai tha se të vetmen gjë që hetimet kanë gjetur është borxhi që i kanë dhënë fëmijët, duke e cilësuar këtë si solidaritet.
“Na akuzojne per pushimet 3 mije euro qe pagoi vajza per pushimet e perbashketa qe beme njehere ne 30 vite” – tha Berisha.