Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke në Bruksel, njoftoi se do krijohet një Komitet i Përbashkët Konsultativ me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit me BE dhe integrimin në union.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri u pyet lidhur me procesin e integrimit në BE.
Rama gjithashtu foli edhe për sfidat për integrimin e vendit në BE, duke thënë se është e rëndësishme për Shqipërinë që të bëjë të gjitha detyrat e shtëpisë, duke shtuar se integrimi është proces i fuqizimit demokratik të shtetit.
“Nuk ka ndonjë gjë që ata që duhet të bëhet anëtarë të mund të zgjedhin se çfarë duhet bërë, quhet negocim, janë më shumë detyra shtëpie. Duhet të bëjmë ato që na kërkojnë të bëjmë. Por duhet ta bëjmë këtë gjë për veten tonë. Ky proces është një proces i fuqizimit demokratik të shtetit dhe kushdo që është në mes të Europës, por pa qenë pjesë e BE ka këtë mjet të rëndësishëm që i ofrohet”, tha Rama.
Sfida për integrimin në BE?
Edi Rama: Njëra është ajo që duhet të bëjmë ne për çfarë pritet prej nesh që është e parashikueshme dhe sfida tjetër është ajo që është e paparashikueshme. Pra sfida është që ne të dimë këto dy gjëra sado të bëhen bashkë në momente të caktuara në momentin kur të jemi gati për të bërë detyra e shtëpisë. Por ndodh që mund të jemi gati dhe kati tjetër mund të mos jetë gati. Ka një ndryshim dramatik ka një tendencë të BE për të dëgjuar, kjo që kur Vladimir Putin bëri atë që bërë, u desh ai që të zgjohen.
Oliver Ropker: “Testi i të rinjve” është një tjetër nismë e rëndësishme, që është përfshirja e të rinjve edhe të vendeve kandidate. Ne fokusohemi tek të rinjtë në Shqipëri me fondacionin Europian të trajnimeve dhe vitin e ardhshëm do të fuqizimi edhe tek trajtimi i dialogut social.