Shqipëria ka shënuar një numër të lartë të turistëve që kanë vizituar vendin gjatë muajit korrik. Në renditjen e tabelës së Këshillit Ndërkombëtar të Aeroportin për korrikun Shqipëria ka kryesuar, me një rritje mbi 200 % të numrit të pasagjerëve. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë shifrat, duke theksuar se kjo tregon qartë se imazhi i Shqipërisë në botë është në rrugën e duhur.
REAGIMI:
Ja edhe tabela e këshillit ndërkombëtar të aeroporteve për korrikun, ku përsëri Shqipëria kryeson me rritjen e jashtëzakonshme mbi 200% të numrit të pasagjerëve, e cila është pasqyrë shumë e qartë e “boshatisjes” së Shqipërisë nga turistët këtë vit
Është e habitshme po jo edhe aq, që ky sukses i cili po e ngre vazhdimisht imazhin e Shqipërisë në botë, përveçse po sjell të vlera të reja të shtuara për ekonominë, disa shqiptarëve mes nesh u acaron nervat dhe u nxjerr nga goja gjithfarë çudirash
Ka prej tyre që thonë se këta miliona njerëz që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë këtë vit gjermëtani, qenkan të tërë shqiptarë të larguar nga qeveria e poshtër, të cilët vijnë për të parë njerëzit e tyre!!!..
Po edhe sikur të ishte e vërtetë kjo çudi dhe 4 mijë japonezët, 20 mijë australianët apo 35 mijë kanadezët që kanë zbritur këta muaj nga avionët në Tiranë të jenë të gjithë shqiptarë, pyetja është pse nuk erdhën më parë dhe çfarë i solli këtë vit?