Kamala Harris habiti shumë njerëz gjatë debatit presidencial me Donald Trumpin, veçanërisht kur pranoi se ajo ishte pronare e një arme, të cilën e mbante në banesën e saj. Pas interesimit të mediave, një burim nga Shtëpia e Bardhë ka zbuluar më shumë informacion në lidhje me armën që Harris ka zgjedhur. Ai tha se kandidatja demokrate zotëron një pistoletë për arsye sigurie personale dhe ajo ruhet në një vend të sigurt në shtëpinë e saj në Kaliforni.
Por, burimi nuk pranoi të identifikonte markën e armës, shkruan skyneës. Gjatë debatit të martën, Harris pranoi se ishte poseduese e një arme, pasi Donald Trump pretendoi se ajo do të ndryshonte ligjin për armët, në rast se do të zgjidhej presidente.
“Ky biznes rreth heqjes së armëve të të gjithëve – Tim Walz dhe unë jemi të dy pronarë të armëve. Ne nuk po ia heqim armët askujt, kështu që ndaloni me gënjeshtrat e vazhdueshme për këto gjëra”, tha Harris.
Në vitin 2019, Harris u tha gazetarëve: “Unë jam pronare e armëve dhe kam një armë ndoshta për arsyen që e bëjnë shumë njerëz – për sigurinë personale. Unë kam qenë një prokurore”.