Nga Mero Baze
bëhej një gjë e tillë. Ajo ndodhi prej zemërimit popullor, të vetmes energji që i mungon Berishës dhe PD.
Sali Berishës është zjarrëfikësi real i çdo zemërimi popullor në Shqipëri, kur njerëzit mendojnë se çdo betejë e tyre shkon në favor të tij.
Ndaj ai dhe të tjerët poshtë penxheres, i çmend ideja që nuk kanë dhe ata një ‘97 të tyre dhe kërcënojnë duke thënë “mos guxoni të na e bëni si më ‘97”.
Dëshpërimi vjen pikërisht pse nuk do ketë më ‘97 dhe akoma më shumë, se nuk do ta bëjnë dot ata. Është zemërim që vjen nga impotenca dhe jo nga fuqia.
Edi Rama e ka thjesht për numrat, por në fakt u ka zgjuar atyre dramën e vërtetë që kanë për atë vit. Dramën që njerëzit i zbuan me dru nga pushteti.
Kanë kaq kohë që paralajmërojnë se do ta bëjnë dhe ata ashtu, por pafuqia për ta bërë, i vret më shumë se trazirat e atij viti. Për kaq po turfullojnë.