Si parantezë, gratë MILF janë gratë e sofistikuara, gratë, të cilat pasi kanë refuzuar të mos vdesin seksualisht dhe shpirterisht, nuk i kanë bërë sfidë më të rejave, se sa vetë normave kanunore sociale dhe paragjykimeve, mendësisë dhe parakushtit të limitimit të moshës, se deri kur të lejohet të jesh grua dhe të jetosh si e tillë.
Beteja e grave për t’iu kundërvënë një botëkuptimi konservator që detyroi atë të arratisen nga e drejta për të dashur jetën, nuk u shpall përmes luftës së një termi, por vetë nevojës për t’iu përgjigjur thirrjeve të shpirtit dhe të zemrës.
Të duash intimitetit, ta ngrohësh trupin me diellin e shpirtit, ta mbash në jetë gruan që ke brenda vetes, është të duash jetën, atë të bukurën që mund të marrë zjarr edhe nga një shkëndi e vetme, zjarr i cili nuk vjen për të djegur dhe dalldisur as trupa as Trojë, se sa për të dëbuar natat e vetmisë dhe dimrat e acartë të ndjenjave.
Cilat janë gratë MILF?
Ndoshta në kuptimin populist shqiptar ky përkufizim është ende në periferi të shtjellimit, por në trajtimin e tij si fenomen më shumë se sa si një etiketë, MILF është një term popullor zhargon që përdoret për të përshkruar gratë e pjekura që mbeten tërheqëse dhe seksualisht të dëshirueshme.
Fjalë për fjalë, ky akronim vjen nga fraza “Nëna me të cila do të doja të rrija”. Megjithëse termi është mjaft vulgar, ai përdoret gjerësisht në kulturën moderne pop. Ka implikime sociokulturore, psikologjike dhe pasqyron ndryshimin e qëndrimeve ndaj plakjes dhe seksualitetit në shoqëri.
Gratë MILF të preferuarat e burrave
Tërheqja ndaj një gruaje sharmante, koket, djallushë, lozonjare, tekanjoze shpesh, janë gjithçka që burrat duan, ato burra të cilët e dinë se ç’farë duan ata nga një grua MILF, nga ajo grua që pasi ka hedhur pas të shkuarën dhe vitet thjeshtë i ka numra, nuk e vret mendjen për celulid apo rrudha, për ndonjë kilogram më tepër apo diçka tjetër.
Pavarësisht se ata janë burra me përvoja dhe drama, me jetën që e kuptuan edhe si një marrëdhënie ndjenjash dhe intimiteti, me vitet që u peshojnë gjithnjë e më rëndë, seç kanë një nevojë dreqi të ndihen fëmijë, të gjejnë një grua që u kujton nënën, ku të mund të struken, ku të mund të marrin ngrohtësi dhe përkujdesje, ndoshta edhe pë të na kujtuar atë që psikoanalisti i madh, Zigmund Frojd guxoi në fillimshekullin e shkuar, duke tronditur Vjenën dhe botën akademike me teorinë se seksualitetin ne e trashëgojmë nga nëna, sepse është kontakti i parë i joni me të dhe me botën, me të prekurin, të ushyerin dhe të ndjerin e magjisë, përmes gjinjve të saj.