Në qershor, Shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë raportoi se imazhet satelitore kanë treguar se rezidenca turistike, Valdai, e presidentit rus, Vladimir Putin, është fortifikuar me mbrojtje kundërajrore – mesa dukej për t’u mbrojtur nga dronët ukrainas.
Shtëpia buzë liqenit – në gjysmë të rrugës midis Shën Petersburgut dhe Moskës dhe 20 minuta me helikopter nga Kremlini – është rezidenca kryesore e dy djemve të vegjël të Putinit, sipas një raporti të Qendrës Dossier, një medium hulumtues i lajmeve, i financuar nga ish-manjati i naftës dhe kritiku i zëshëm i Putinit, Mikhail Khodorkovsky, i cili jeton në mërgim.