Intervista që spikerja e lajmeve, Kostana Morava, bëri ditë më parë në studion e emisionit “S’e Luan Topi”, lidhur me ngacmimet seksuale në punë, është bërë dhe shkak i debateve të njëpasnjëshme mes saj dhe moderatores së këtij emisioni, Erjona Rusit. Debati i saj me Rusin ka vazhduar edhe sot. Pas Erjonës, ditën e sotme e ka pasur “radhën” të ulet në studion e “ëake Up” vetë Kostana Morava e cila iu drejtua moderatorëve me fjalë të ashpra. Madje as nuk e ka kursyer as ironinë.
“Pusho të lutem Enxhi. Mos bëj zhurmë të lutem se është mëngjes, sa jam zgjuar. Unë kam ardhur për ty Blendi, e nuk do vi më, për ty kam ardhur, gocat si njoh fare. Nëse ju do donit të më merrnit në pyetje duhet të më merrnit dje jo sot. Blendi a ka mundësi apo të çohem të ik. Se skam ardhur të them çfarë do Enxhi të them po kam ardhur të them ca dua të them e do iki. Më vjen turp të gjendem në Top Channel, para gazetarëve, jo ju por Erjona Rusi është fenomen tanimë e çdo tjetërsim të bëhet do e quaj Erjona Rusi. Jo nuk e kam quajtur prostitutë. Më vjen keq që ti nuk kupton. Është fenomen, nuk është Erjona Rusi,”- ka thënë e revoltuar Kostana ndër të tjera.
INTERVISTA E PLOTË:
Kostana Morava: Më vjen keq që nuk isha dje në këtë panel. Mendoj që është humbje për ju në aspektin gazetaresk.
Blendi Salaj: Kisha frikë se mos rriheshit.
Kostana: Po mund të ma lije mua këtë gjë, do rrihesha apo jo.
Salaj: Po këtu drejtoj unë.
Kostana: Më vjen keq që ndodhi ajo që ndodhi. Edhe më marrin në telefon dhe më thonë po flasin për ty. Nuk mund të bësh një gjë të tillë, si gratë e lagjes dhe të marrësh në gojë një person që nuk është aty. Unë do iki dhe ti vazhdo bashkëbisedo. Jo pra Enxhi, ti je përditë këtu. Nuk kam ardhur për të më pyetur ti. Blendi për t’u kam ardhur, gocat nuk i njoh fare.
Salaj: nuk të marr mendim ty për kë ftoj dhe kur e ftoj.
Kostana-Enxhit: Mos bëj zhurmë të lutem se është edhe mëngjes. Unë nuk kam ardhur në pozitën e një personi të vënë para gjyqit. Faleminderit që more mesazhin tim. Po e përsëris dhe e theksoj: Është e turpshme që të flasësh për dikë kur nuk është aty. Tema për të cilën kam ardhur është kjo. Më vjen turp të gjendem në Top Channel, para gazetarëve. Erjona Rusi është fenomen. E kam për fenomenin, nuk kam asgjë personale me Erjonën. Juve nuk kam pse t’ju njoh fare se kam shumë punë. E keni kuptuar problemin tim? O Enxhi e kuptuar ti çfarë problemi kam unë.
Enxhi Nasufi: Ti ke thënë që problemin e ke më titullin. Na e sqaron pak…
Kostana: Unë jam moderatore ca më përpara se ty. Nuk jemi në garë këtu. Të duket normale titulli? Nuk e tjetërson dot fjalën e tjerit, po e bëre quhet shpifje. Kjo gjë meriton një vëmendje shumë të madhe nga media. Ajo ka përdorur një temë aq serioze. Nuk e vjedh dot denoncimin për një temë të tillë. Tema e ngacmimeve në vendin e punës është shumë serioze dhe e rëndësishme. Unë luftën nuk e kam as me Erjonën, as me ndonjë legen se në media ka shumë legena. Unë luftën nuk e kam me Erjonën, por me gazetarët dhe me abuzimin që i bëjnë postin që kanë…
Salaj: Koha ka mbaruar, unë këtë e kam shtruar jo kur më vjen tek prapanica ime, ti e bërë tani. Mënyra sesi ti reagove ishte po ashtu e turpshme. Mënyra sesi ti fole për një grua tjetër tregon shumë për ty. Ti dështove në kritikën tënde. Ka mbaruar intervista!