Nikollë Lekndrejaj, 51-vjeç, efektiv i Forcës Kombëtare të Sigurisë ka ndërruar jetë në Shkodër, si pasojë e një aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme (25 shtator), në fshatin Bardhaj, ku efektivi po udhëtonte me motor dhe si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin e motorit me të cilin udhëtonte dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë e aksidentit efektivin e ka marrë rrjedha e ujit dhe ka humbur jetën.
‘Rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, shtetasi N. L., 51 vjeç, (punonjës policie i Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, i cili ishte jashtë orarit të shërbimit), duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë. Shtetasin N. L. e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.’- njofton policia.
Trupi i 51-vjeçarit u gjet përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir.
Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.’- njofton policia.