Ish-ministrja e Shtetit për Sipëmarrjen, njëherazi deputetja Edona Bilali ka mbrojtur doktoraturën në Austri dhe është vlerësuar “Summa Cum Laude”, vlerësimi më i lartë akademik, i njëvlefshëm me “shkëlqyer” ose notën 10, jo e zakonshme kjo për ciklin e tretë të studimeve, atë doktoral.
Lajmin e bën me dije vetë deputetja përmes një video-je në llogarinë e saj të instagram ku bën me dije se është caktuar edhe të mbajë fjalën e nderit në këtë ceremoni.