Pak para nisjes se Kategorisë Superiore, në momentin që Armando Duka vendosi që edhe këtë edicion do aplikohet skema e dështuar “Final Four”, gazeta TemA raportoi se kjo ishte fundosja që kreu i FSHF-së i bëri futbollit shqiptar.

Kjo për shkak se “Final Four” është një skemë e cila vret garën dhe emocionet e një ndeshje futbolli, pasi çdo rezultat është i pavlefshëm në fund.

Një skemë që ka shuar çdo emocion për të ndjekur një sfidë të Kategorisë Superiore dhe shifrat e ndjekshmërisë në shkallët e stadiumit dhe nëpërmjet televizionit janë në pikën më të errët.

Shembulli i djeshëm në derbin mes Partizanit dhe Tiranës ishtë shëmbëlltyra me e qartë e një futbolli të degraduar dhe të braktisur.

Si rrallëherë derbi i djeshëm i kryeqytetit nuk prodhoi asnjë emocion, asnjë grintë, asnjë dëshirë nga ekipet për të fituar, zero duele në fushën e blertë nga lojtarët e dyja ekipeve, dhe më e rënda ishte se stadiumi “Air Albania” ishte gjysmë i boshatisur.

Nëse në çdo edicion derbi konsiderohej si panorama me e bukur e futbollit shqiptar, dje ishte padyshim panorama më e zymtë që tregoi gjëndjen reale se ku e ka katandisur Armando Duka, Kategorinë Superiore, ndryshe nga seç propagandohet nga ai dhe njerëzit pranë tij.

Ndërkohë që dje u pa për herë të parë këtë edicion një stadium gjysmë i boshatisur, në të gjitha ndeshjet e tjera të Superiores, situata është edhe më turpëruese ku prezenca e spektatorëve nuk i kalon më shumë se 300-400 vete, ku nga 50% e tyre janë familjarë të futbollistëve.

Ndaj derbi i djeshëm ishte një këmbanë alarmi dhe një konfirmin se ky do të jetë një sezon futbollistik i degraduar dhe të gjitha statistikat e gjashtë javëve të para e konfirmojnë këtë fakt.

Por duhet të jetë edhe një këmbane zgjimi për çdo president klubi që mos të pranojnë dhe të mos bëhen e pal e të tilla skemave të turpshme që vendos një i paaftë në krye të FSHF-së. (TemA)