Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm në Tiranë, ku efektivi i burgjeve Arbër Labi, është dhunuar barbarisht nga 3 persona të maskuar. Pas dhunimit, me shkop bejsbolli, autorët i kanë marrë dhe armën e shërbimit, dhe më pas janë larguar, duke e lënë efektivin të shtrirë në tokë.
Burime bëjnë me dije se në dëshminë paraprake që ka dhënë para grupit hetimor, Labi është shprehur se dyshon se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës. Megjithatë hetuesit po hetojnë edhe një pistë tjetër, që nuk ka të bëjë me detyrën.
Kjo për shkak se krahas punës në burgun 313 në Tiranë, Labi ishte dhe roje në një lokal nate, ku policia dyshon se mund të ketë nisur konflikti me autorët.