Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar në orët e fundit në malin Athos. Lëkundja më e fortë u regjistrua në orën 12:50 dhe ishte me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter. Shtatë minuta më vonë një tjetër lëkundje u regjistrua me magnitudë 3.9 Rihter në zonën e Uranoupolit.
Tërmeti i regjistruar në orën 12:50 ka pasur një thellësi fokale prej 12.8 km dhe është regjistruar 8 km në perëndim të Karias të malit Athos.
Më pas, në orën 12:57, tërmeti 3.9 Rihter ndodhi 11 km në lindje të Ouranoupolit dhe kishte një thellësi fokale prej 12.8 km.
Halkidiki është në zonën me aktivitet sizmik të lartë, gjë që mund të shihet nga lëkundjet e njëpasnjëshme brenda një periudhe të shkurtër kohore.
Në orën 12:14 ka pasur një lëkundje më pak intensive prej 2.6 Rihter, në orën 12:03 3.2 Rihter, në orën 11:53 2.6 Rihter dhe në orën 11:47 4.1 Rihter.
Deri më tani nuk janë regjistruar dëme nga lëkundjet e vazhdueshme në zonën e Malit Athos, por tërmetet janë ndjerë edhe në vende të tjera pranë.
Aktiviteti sizmik në zonë ka nisur që nga mesi i korrikut dhe është ndalur së fundmi, por duket se është i zgjatur, tha për protothema.gr profesori i gjeologjisë në Universitetin e Athinës dhe presidenti i OASP, Efthimios Lekkas.
Ai vuri në dukje se monitorimi i fenomenit po zgjerohet në të njëjtën kohë. Sipas të dhënave që disponojnë shkencëtarët, thyerja nga e cila burojnë lëkundjet dhe që lidhet indirekt me atë të Anadollit (është tërthor me të) nuk mund të prodhojë tërmete shumë më të forta se ato të regjistruara deri më tani.