Presidenti i Bayern, Herbert Hainer foli për të ardhmen e Musiala dhe Kimmich. Hainer u shpreh se, do të dëshironte qëndrimin e këtyre lojtarëve.
“Shumë thonë se një ditë Musiala do të jetë lojtari më i mirë në botë. Ne do të bëjmë gjithçka që të jetë e mundur për ta mbajtur atë për një kohë të gjatë. Sipas mendimit tim, ai mund të bëhet lehtësisht Thomas Mülleri i ardhshëm dhe të luajë këtu për 20 vitet e ardhshme. Jam shumë optimist se do ta shohim te Bayerni për një kohë të gjatë”.
Kimmich: “Do të isha i lumtur nëse Joshua do ta përfundonte karrierën e tij te Bayerni, por jo vitin e ardhshëm, përkundrazi pas shumë e shumë vitesh.” – tha ai.