Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka suprizuara klientët e një dyqani veshjesh, duke u shërbyer atyre në arkë.

Ishte vetë këngëtarja me famë botërore që publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, teksa shfaqej duke u shërbyer klientëve te arka e dyqanit ‘Primark’, në rrugën Oxford të Londrës.

Rita Ora shfaqet e buzëqeshur dhe plot energji, ashtu siç ka hije kujto që punon në shërbim.

Krahas videos, Rita Ora ka shkruar “Hyra në dyqanin e Primark’s Oxford Street për të befasuar blerësit në festimin e ditëlindjes së parë të bashkëpunimit tonë! Mbajini sytë hapur për shumë të tjera.”

View this post on Instagram

 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

 

Kjo video u realizua në kuadër të promovimit të koleksionit të ri të Ritës në bashkëpunim me “Primark”. Rita Ora ka bashkëpunuar me “Primark” për një periudhë të gjatë kohore dhe deri më tani janë nxjerr në treg gjithsej katër koleksione nga ky bashkëpunim.I