Një i ri është arrestuar nga policia në Durrës, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një turiste.
21-vjeçarja nga Australia pasi ka kundërshtuar kryerjen e aktit, ka denoncuar në polici 18-vjeçarin, ndërsa uniformat blu kanë kryer ndalimin e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë, shtetasin I. B., 18 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme ka kallëzuar një shtetase australiane 21 vjeçe, se ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të”, njofton policia.