Gjykata e Fierit me kërkesë të prokurorisë së këtij qyteti sekuestron pasuritë e një shtetasi i dënuar për ‘Trafikim të narkotikëve’.

Bëhet fjalë për dy apartamente në pronësi të shtetasit E.B

Në vitin 2024, kjo prokurori regjistroi procedimin pasuror nr.4 bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar. Ky procedim është regjistruar për shkak të dyshimit të krijuar se shtetasi E.B (i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve) apo persona të lidhur më të, kanë në pronësi apo posedim pasuri që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Union Bank

Zbërthimi i ‘Ghost’, në skenë edhe shqiptarët! Lidhjet me kryemafiozin italian, Shqipëria përdorej për trafikun e drogës drejt Europës Qendrore
LEXO EDHE:
Zbërthimi i ‘Ghost’, në skenë edhe shqiptarët! Lidhjet me kryemafiozin italian, Shqipëria përdorej për trafikun e drogës drejt Europës Qendrore
Në funksion të procedimit pasuror, organi i akuzës ka kryer një verifikim të plotë të veprimeve ekonomike dhe juridike të shtetasit E.B dhe/ose personave të lidhur me të, me qëllim evidentimin e pasurive që këto persona zotërojnë/posedojnë, si dhe nëse këta persona kanë pasur burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive.

Pas kryerjes së verifikimeve dhe ekspertimit kontabël të tyre, ka rezultuar se ato nuk kanë burime të ligjshme për krijimin e pasurisë në zotërim apo posedim të tyre. Këto pasuri dyshohet se janë krijuar si rezultat i veprimtarisë së paligjshme pasi shtetasi E.B., ka qënë i dënuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale të “Trafikimit të narkotike” parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal. Gjithashtu, nga të dhënat e administruara gjatë hetimit shtetasi E.B., ndodhet aktualisht i arrestuar nga autoritetet Austriake, si i dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme që lidhen me trafikimin e narkotikëve.

Për rrjedhojë, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është kërkuar në Gjykatë marrja e masës parandaluese me karakter pasuror, e cila konsiston në sekuestrimin e pasurive të paluajtëshme:

– Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 138.3 m2; dhe

– Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 50 m2.