Vangjel Tavo do të bëjë betimin si kryebashkiak i Himarës më 30 shtator. Tavo do të marrë drejtimin e Himarës pas fitores në zgjedhjet që u zhvilluan më 4 gusht.
Në 12 shtator KAS ashtu edhe Kolegji Zgjedhor, certifikuan zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, duke vlerësuar se rezultati ishte i pakontestueshëm pasi nuk u gjet asnjë shkelje.
Zgjedhjet në Himarë u përsëritën më 4 gusht, pasi mandati i Belerit u shpall pavlefshëm për shkak të dënimit nga Apeli i GJKKO me 2 vite burg për blerje votash.
Tavo, Kandidati i socialistëve fitoi me një diferencë prej 1 mijë 477 votash kundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria.