Një teori konspirative ka ndezur rrjetin pas debatit mes Donald Trump dhe Kamala Harris, me këtë të fundit që thuhet se ka përdorur kufje, të cilat fshihen në formën e vathëve me perla.
Teoria e konspiracionit thotë se Harris kishte veshur një grup vathësh audio Nova H1, të krijuar nga startup-i gjerman NOVA Products, gjatë debatit të parë presidencial midis saj dhe kandidatit repiublikan, i cili u organizua nga ABC Neës në Qendrën Kombëtare të Kushtetutës në Filadelfia më 10 shtator.
Vathët me kapëse, sipas faqes Kickstarter të startup-it, vendosen në llapët e veshit dhe e projektojnë tingullin nga brenda perlës drejt në kanalin e veshit. Ai shton se dy mikrofona të vegjël të nivelit të lartë janë të integruar në çdo vathë duke i siguruar përdoruesit thirrjet telefonike të qarta kristal dhe anulimin e zhurmës së erës.
Të prezantuara në CES [Consumer Electronics Show] në Las Vegas, Nevada, në janar 2023, këto pajisje të veshur me Bluetooth kanë tingull të drejtuar që lejon privatësinë.
“Çdo dalje audio është absolutisht private; kështu që ju jeni i vetmi që dëgjoni bisedat dhe muzikën tuaj”, thotë përshkrimi i produktit në faqen e Kickstarter.
Kjo teori ka ndezur menjëherë rrjetin, me mbështetësit republikan që e kanë akuzuar Kamalën si mashtruese dhe se nuk iu përmbajt rregullave të debatit. Këto dyshime shtohen akoma dhe më shumë pas paraqitjes së saj në debat, e cila sipas mediave arriti të dilte më mirë se rivali i saj, gjë e cila nuk pritej aspak.