Edhe pse janë justifikuar me temperaturat e larta për numrin e vogël të militantëve në protestat para bashkisë, alibia e tyre ka rënë sot.
Pavarësisht temperaturave mëse normale, edhe sot në protestën e PD para bashkisë ishin vetëm një grup i vogël militantësh. Edhe pse gushti u mbyll dhe pushimet ikën, militantët që protestojnë nuk janë shtuar në numër. Sërish janë një grusht, dhe mund të numërohen me gishta, tregues se pavarësisht thirrjeve nga ballkoni mbështetja ndaj Sali Berishës ka rënë.
Ndërkohë disa nga militantët u shfaqën me thasë me mbeturina para bashkisë duke sjellë ndotje në sheshin përreth.