Qytetarët amerikanë ditën e sotme kanë kujtuar 23-vjetorin e sulmeve terroriste në New York. Të peanishëm në eventin përkujtimor që mbahet në këtë qytet ishin edhe Donald Trump dhe Kamala Harris, të cilët një ditë më parë patën një debat të ashpër.
Por ata u bashkuan në memorialin e ngritur në Manhattan, shumë pranë vendit ku qëndronin dikur kullat binjake. Gjithashtu i pranishëm ishte edhe presidenti Joe Biden me disa prej pjesëtarëve të kabinetit të tij.
Në anën tjetër, po vazhdon të flitet akoma debati i mbrëmshëm mes Harris dhe Trump që akuzuan rëndë njëri-tjetrin për çështje të ndryshme. Debati që zgjati 90 minuta është ndjekur me vëmendje nga miliona amerikanë, e në veçanti ata që akoma nuk kanë vendosur se për këtë do të votojnë.