Momenti i mbërritjes në Policinë e Tiranës të të shumëkërkuarit, Marklen Haka.

Marklen Haka përfundoi në prangat e policisë pas një aksioni që u zhvillua ditën e sotme në Nikël.

Ai ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të operacionit të koduar “Revanshi”. Haka kishte bashkëpunuar me të fortin e Niklës, Durim Bami, në planin për të kryer vrasjen e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Për kapjen e Hakës janë angazhuar forca të shumta të policisë, të cilat kanë qëndruar në zonë për një muaj me radhë.