Këngëtarja Beyonce festoi ditëlindjen e saj të 43-të më 4 shtator dhe pak orë më parë, ajo u shfaq në rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen e saj për urimet që mori. Në postimin në Instagram, ku pozonte duke mbajtur një pije dhe tullumbace, superylli shprehu vlerësimin për një vit tjetër jetë, duke shkruar në mbishkrim: Jam shumë mirënjohëse për një vit tjetër. Faleminderit për urimet e ditëlindjes.

Beyoncé së pari u bë e famshme si këngëtarja kryesore e Destiny’s Child, një nga grupet më të suksesshme të vajzave të të gjitha kohërave. Gjatë viteve, ajo ka fituar vlerësime nga kritikët duke përfshirë 32 çmime Grammy.

E njohur për vokalin e saj të fuqishëm e performancat dinamike ajo ka publikuar albume në krye të listave si B’Day, I Am… Sasha Fierce, 4, Lemonade dhe Renaissance.