Këngëtarja Nicole Scherzinger po largohet nga Hollivudi dhe për pasojë ka nxjerrë në shitje rezidencën e saj Luksoze prej 6.7 milionë dollarësh. Sipas Architectural Digest, prona u ndërtua për herë të parë në vitin 1990, por është rinovuar gjerësisht që atëherë.
Ajo e bleu fillimisht për 3.76 milionë dollarë dhe tani është në treg për pothuajse dyfishin e çmimit. Nëse do të merret me qira, ajo ka renditur pronën mahnitëse për 40,000 dollarë në muaj.
Shtëpia në kodër krenohet me pamje panoramike të horizontit të Los Anxhelosit. Pika kryesore e shtëpisë vjen në formën e një pishine me ujëvarë të thellë. Të dhënat tregojnë se Nicole ka jetuar në pronë pa pushim që kur e bleu.