Ish deputeti i LSI-së dhe PS, Spartak Braho është shprehur se Partia Demokratike duhet të rikonceptuar si parti e re.
Braho u shpreh në një intervistë në “Breaking” në Top News se Berisha do të vuajë dënimin përkatës sipas ligjit, ndërsa u shpreh se PD nuk duhet të ketë në krye as Berishën dhe as të bijën, Argitën.
“Fundi i Berishës është tragjik në kuptimin jo fizik të fjalës, por do marrë atë që i takon dhe do shlyejë ato mëkate që i ka këtij populli. Sipas ligjit ai do vuajë dënimin përkatës. Me SPAK mos të luajë njeri, rezultatet e SPAK nuk priten për 2-3 vjet.
Organet e drejtësisë, duke zbatuar funksionet e tyre dhe duke goditur korrupsionin, do t’i japin frymëmarrje këtij shteti që lëgon në krizën e moszbatimit të ligjeve dhe dënimit të personave që kanë zënë frymën.
SPAK ka vështirësi të mëdha, presionet janë, ata njerëz janë kanë familje. Por mendoj më shumë sesa pengesa nga presionet, është mungesa e plotësimit të kushteve të SPAK-ut, vazhdon të operojë pa personel të plotësuae.
Bëri një pohim dje e bija, s’kam pse të moj jem në listë në vitin 2025. Do ta zëvendësoje e bija, nuk ka rëndësi, Berisha ka mbaruar me kohë. Ata që i venë janë ata që i ka ushqyer. PD duhet rikonceptuar si parti e re, nuk duhet të vazhdojë as me Berishën, as me Argitën. Është turp kur i shikon.”-u shpreh Braho.