Detaje të reja janë zbuluar nga mbledhja e kësaj të marte në Tiranë e kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët socialistë.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili po ndjek mbledhjen, theksoi se kryeministri Edi Rama e ka vendosur theksin në zgjedhjen e koordinatorëve dhe zgjedhjet e 2025.
Gjithashtu ai i ka kushtuar dhe vëmendje diasporës, ndërsa ka kërkuar që të janë aktivë në mënyrë që të maksimalizohet vota e diasporës në favor të PS.
Burime nga mbledhja thonë se Rama ka shprehur synimin e 1 milionë votave në favor të PS në zgjedhjet e përgjithshme.
“Fusha është e hapur dhe e gjithë partia e PS duhet të jetë në sulm. Diaspora hambar votash, PS duhet t’i maksimizojë”, mësohet të ketë thënë ai.
Synimi i kryeministrit është jo vetëm për të fituar dhe siguruar mandatin e katërt, por për të siguruar edhe një rezultat të thellë dhe diferencë nga zgjedhjet e kaluara.