Brad Pitt dhe George Clooney janë dy partnerë që në film duhet të bashkojnë ‘forcat’ kundër mafias shqiptare. Ky është skenari i filmit më të ri të dyshes së quajtur “Wolfs”. Në film, Clooney dhe Brad Pitt kontaktohen për të pastruar të njëjtin krim në Nju Jork. Ata njoftohen nga një prokurore (Amy Ryan), e cila ka nevojë që të mbulojë gjurmët e një vrasjeje.

Të dy, nuk e pëlqejnë njëri-tjetrin që në fillim, por duhet që të bashkëpunojnë për të shmangur Policinë dhe mafian shqiptare. Filmi zgjat 180 minuta dhe mund të ndiqet në platformën “Apple+”.

VIDEO