Gjermania dhe NATO po armatosen, ekspertët amerikanë: Investimet e
Gjermania dhe NATO po armatosen, por në disa aspekte aleanca perëndimore është ende qartësisht inferiore ndaj ushtrisë së Kremlinit.
Një krahasim i numrave tregon se investimet e Putinit paraqesin një rrezik të madh. Këto janë përfundimet që dalin nga institutit amerikan Rand Corporation.
Sipas ekspertëve të ‘think tankut’ amerikan, forcat e armatosura të presidentit rus Vladimir Putin janë ndër ushtritë më të forta në botë. Për një kohë të gjatë, fuqia e tyre luftarake konsiderohej inferiore vetëm ndaj SHBA-së – më pas pasoi pushtimi i Ukrainës. Rusia nuk ka mundur ende të fitojë luftën kundër një kundërshtari që duket të jetë inferior.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ushtria ruse nuk përbën kërcënim për Evropën. Ndërsa NATO do të varej nga ndihma amerikane në rast lufte, shumica e trupave dhe teknologjisë ruse tashmë janë të përqendruara jo shumë larg kufirit të jashtëm të BE-së.
Rusia ka arsenalin më të gjerë të raketave lundruese dhe balistike në botë, duke përfshirë armët me bazë tokësore, ajrore dhe detare. Gama e armëve të përdorura në luftën e Ukrainës mbulon të gjithë Evropën.