Në Gjirokastër, është hapur dega e Hoteleri-Turizmit, në shkollën e mesme profesionale “Thoma Papapano”.
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se hapja e kësaj dege, do të jetë mundësi re për formimin e të rinjve, teksa turizmi është një sektor që po zhvillohet me shpejtësi në vend.
“Gjirokastër – Shkolla e mesme profesionale “Thoma Papapano” çel për herë të parë degën Hoteleri-Turizëm për t’i dhënë qytetit të UNESCO-s dhe të shtatë bashkive turistike të qarkut një mundësi të re për formimin e të rinjve në sektorin që po zhvillohet me shpejtësi, duke u ofruar dije profesionale për një punësim që në bankat e shkollës”, shkruan Rama në Facebook.