Agim Zeka ishte një nga emrat surprizë në listën e trajnerit Silvinjo për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve, duke qenë bashkë me Sebastjan Spahiun debutues në radhët e Kombëtares A.
Por ndryshe nga Spahiu, i cili ka fituar vend të paktën në pankinë për ndeshjet e kuqezinjve, Zeka është ftuar nga Silvinjo si alternativë për stërvitje, pasi nuk është marrë në konsideratë për ndeshjet.
Sulmuesi i Partizanit, ashtu si në ndeshjen e parë ndaj Ukrainës, edhe sot përballë Gjeorgjisë do të jetë në tribunë, duke mos u përfshirë në protokollin e sfidës nga tekniku brazilian i kuqezinjve. Silvinjo kishte grumbulluar 24 futbollistë për këto dy sfida dhe në secilën prej tyre duhej të linte një lojtar jashtë, zgjedhje që ka rënë në të dy rastet mbi Zekën.