Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se me hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla është zgjidhur një problem i hershëm.
Koçiu shkruan se në shërbim janë 208 mjekë të cilët mbulojnë 213,097 fëmijë në të gjithë vendin.
Postimi i plotë:
”Me hapjen e 154 kabineteve dentare në shkolla 🏫 kemi mundësuar evidentimin e problematikave dentare tek nxënësit në një fazë të hershme, duke promovuar kujdesin e rregullt për shëndetin dhe mbrojtjen e dhëmbëve.
💼 208 mjekë stomatologë japin shërbim, duke mbuluar 213,097 fëmijë 👧👶 në të gjithë vendin, për të siguruar që çdo fëmijë të ketë akses në kujdesin dentar 🦷🪥
✅ Të angazhuar për të siguruar që fëmijët tanë të kenë akses të barabartë në shëndetin dentar 🦷 dhe krijimin e një mjedisi që ndërgjegjëson kujdesin ndaj shëndetit të tyre të përgjithshëm”, shkruan Koçiu.