Një reagim i papritur i reperit të njohur, Getinjo, në rrjetet sociale ka marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
Ai ka postuar një fotografi në “Instastory” ku shfaqet së bashku me vëllain e tij, Mozzik, teksa krahas shkruan për “armiq” që gjithmonë janë munduar që t’i bëjnë keq atij dhe vëllait.
“I kemi mbijetuar shumë kurtheve, shumë dhelprave në formë njeriu, shumë dashakeqi që ka bërë plane me na njollos dhe me na thyer. Sa më i fortë të bëhesh aq më shumë të vinka armiku. Por nganjëherë armiku harron që frikë kemi vetëm Zotin dhe vetëm atij i nënshtrohemi. Ecni me kujdes sepse kujdesi ju ruan nga ta që nuk kanë kujdes”, shkruan Getinjo në postimin e tij që u bë viral në rrjet.
E tashmë fansat e dy reperëve janë kurioz që të dinë se ‘për cilët armiq e ka fjalën’ Getinjo.