Ndalohet punonjësi i IMT-së në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim për korrupsion.
51-vjeçari akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës” nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Tiranë.
Në prill të këtij viti, gjatë kohës që mbante detyrën punonjës i IMT Elbasan, nuk ka kryer detyrat funksionale për një objekt të ndërtuar pa leje dhe ka marrë rryshfet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.