Pas masakrës së Bradasheshit, teksa hetimet vijonin, Erion Alibeaj filloji lëvizjet për të gjetur ekzekutorët e vëllait të tij, Endrit. Në dosjen e siguruar nga ZËRI Alibeaj është takuar edhe Nuredin Dumanin, ku i ka kërkuar llogari për të vëllain Dashnorin, i cili po ashtu rezulton i përfshirë në masakrën e Bradsheshit. Por ndryshe nga dëshmia në SPAK, para Alibeajt, Dumani e mbron të vëllanë, duke i siguruar se nuk i kishte marrëdhëniet e mira me të. Erion Alibeaj kërkoi takimin me Nuredin Dumanin për të konfirmuar informacionet që kishte marrë për ngjarjen dhe rezultoi se të gjitha ishin të sakta.
Dëshmia e Erion Alibeajt:
Dua të jap shpjegime për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdias. Në takimin e parë që unë kam bërë me Nuredin Dumanin, takimin e kemi bërë në një apartament, në katin e shtatë të pallatit ku unë kam apartament (në atë kohë jetonin me qera djemtë e dajës tim Andi dhe Aurel Zylyfi). Siç kam dhënë shpjegime edhe më parë, në fillim të bisedimeve që fillova të flas për të githa ngjarjet që i kanë ndodhur familjes time që Nuredini kishte dijeni për secilën ngjarje unë kisha mbledhur shumë informacione përpara se të flisja me Nuredinin. Bisedat me Nuredinin më kanë shërbyer për të rikonfirmuar ato që unë dija. Një nga personat që unë kisha informacione se ishte i përfshirë në atentatin ndaj familjarëve të mi, në atentatin ndaj Endritit ishte dhe vëllai i Nuredinit, Dashnor Dumani. Për Dashnorin kisha informacione tepër të sigurta, siç e kam deklaruar më përpara që Dashnori ka qenë një nga ekzekutrorët. Në fund të bisedës me Nuredinin, pasi ai mbaroi shpjegimet e tij, unë fillova të jap shpjegimet e mia dhe në fund të bisedës i thashë duke e akuzuar drejtpërdrejt që “Dashnori, vëllai yt ka qenë ekzekutor në ngjarjen e Endritit, ndërsa ti ke qenë në burg në Francë, edhe vëllai tjetër ka qenë në burg në Shqipëri. Nuredini nuk e pranoi këtë që i thashë, por më shpjegoi që ai me Dashnorin nuk i kanë marrëdhëniet e mira. Gjithashtu, Nuredinit i thashë se në atentatin ndaj familjarëve të mi kanë marrë pjesë Talo Çela, Altin Ndoci, Besmir Haxhia (për këta kish mbledhur informacione para takimit me Nuredinin kam dhënë shpjegime më përpara). Pas rreth 2 orë e gjysmë diskutim krijova një mendim për Nuredinin që më korrenspondonteme të gjitha ato informacione që unë kisha mbledhur deri në ditën e takimit me të. Por nga Nuredini mësova nga ai edhe për persona të tjerë që unë nuk kisha pasur dijeni.
ka zbardhur një pjesë të dosjes së SPAK lidhur me masakrën e Bradasheshit. Në këtë episod të dosjes është zbardhur i plotë rrëfimi i Erion Alibejt, që në momentin që merr lajmin për vrasjen e të vëllait dhe xhaxhait, deri në momentin kur zbardh autorët e ngjarjes. Në këtë pjesë të dosjes, tashmë i penduari i drejtësisë, Erion Alibej tregon sesi e shoqja mori në telefon mikun e tij Besmir Lalën për t’i dhënë lajmin se Endriti së bashku me Arben Dylgjerin (xhaxhai i vëllezërve) dhe mikun e tyre turk, Erdal Duranay ishin ekzekutuar në Bradashesh. I riu, tashmë i arrestuar, tregon se është i pari që shoh dhe kontrollon viktimat nëse ishin ende gjallë, por kupton se të tre kishin humbur jetën nga plumbat e marrë.
PJESË NGA RRËFIMI I ERION ALIBEJ:
Dua të jap shpjegim për një nga ngjarjet më të rënda që i ka ndodhur familjes time, që në fakt është tragjedi për familjen time, nga e cila edhe sot e kësaj dite shumë pjesëtar të familjes time vuajnë akoma. Më 29 dhjetor 2018 vëllait tim Endritit në Bradashesh i kanë bërë atentat, ka qenë duke udhëtuar me mjet Range Rover. Të tre kanë ndërruar jetë. Erdali kishte ardhur në Shqipëri 1 ditë përpara. Paradite, atë ditë, Endriti bashkë me Erdalin dhe dhëndrin tonë Besmir Lala, kanë qenënë Tiranë, kanë qëndruar teklokali Manxo në qendër të Tiranës mbrapa godinës së vettingut, kanë qëndruar deri në orën 12 e gjysmë dhe më pas janë kthyer për në Elbasan. Endriti me Erdalin, bashkë me të gjithë anëtarët e familjes time, përfshirë edhe xhaxhain timArben dylgjeri kanë qenë dajat e mi në fshatin Përparim, gjatë drekës dhe në orët e vona të mbrëmjes. Atje ka qenë gjithë familja ime, familja e xhaxhait tim, rreth 15 veta. Unë jam bashkuar me ta më vonë pasi gjatë festave të fundvitit për festat unë shpërndaja gjela deti njerëzve tanë më të afërt. Atë ditë mbaj mend që kam qenë duke shpërndarë gjela në Durrës dhe në Tiranë si dhe në Elbasan. Mbaj mend që në Elbasan kisha edhe disa porosi pa dhënë akoma. Kam marrë disa gjela tek shtëpia e Sandër Bahos, i cili atë paradite kishte qenë nëTiranë me Endritin dhe turkun dhe pasi ishte kthyer kishte shkuar me urgjencë në Elbasan. I kam dhënë porosinë Besmir Lalës, pastaj bashkë me të kemi dalë për të dhënë një porosi të fundit tek një noter që quhet Klevi, mbiemrin nuk ia di por kam patur shumë respekt për të. Në moment që del Klevi jashtë ‘s’po dal i them unë, se di arsyen se pse nuk po dal’ por ia hap nga makina bagazhin dhe merri se i ke në bagazh. Në moment që hap bagazhin, ai merr pulat, Besit i bie telefoni. Në moment që i bie telefoni ishte nusja ime duke bërtit dhe duke qajt, po e dëgjoja. Unë në atë periudhë nuk mbaja telefon se kisha hallin se më përgjonin, se me mos më kapte policia. Në atë moment dëgjoj Besin që po bërtiste dhe ulëriste, nusja ime në krah tjetër më thotë: Shpejt se tek rrethrrotullimi i Bradasheshit i kanë gjujt Endritit. ‘Si?, i thashë, si i kanë gjujt Endritit ça po thu i thashë?”. Më pas i them Klevit: Mbylle, mbylle, mbylle, mbylle derën i them shpejt. Po ajo rruga në momentin që isha, kisha përballë lokalin e Din Çamit, është burri i tezes së Mikael Qoses. Në atë moment,unë sa marrë vesh që po bërtiste nusja ime, e kisha përballë dhe e pashë përballë, ndalon X6 e bardhë që në atë periudhë ka qenë në pronësi të Mikael Qoses. Ai për të ndalu, sa ndalon ate pak më shikon dhe vjen direkt drejt meje, ul xhamin dhe i them “a ke hekur aty? (*armë). Më thotë mu ku ‘jo pse ça ka?’. Mbaj mend që lart ka qenë me një person tjetër por mbrapa e kam identifikuar si Ervis Çopjan, Viçe i thërrasim ne atij. “Jo më thotë mu pse çar ka?, nuk i jap fare sqarim, ngre xhamin dhe iki me një shpjetësi direkt në vendin e ngjarjes. Shoh që nuk kishte asnjë njeri aty vetëm familjarët e tij. Shkoj tek makina, dera ishte e hapur dhe shoh që Endriti kishte marrë plumba, i gjakosur komplet dhe i vë kokën tek gjoksi, e kap kështu nga fytyra dhe i vë kokën tek gjoksi për ta ngju, s’kishte asnjë reagim. Shikoj xhaxhain tim, ishte i vdekur, edhe turku ishte i vdekur, vetëm sa i shikoj me sy.
-Në dosjen e siguruar nga ZËRI të vëllezërve Çopja, një rol kyç për zbardhjen e krimeve ka luajtur dhe Nuredin Dumani. Por një tjetër emër që del surprizë në këtë dosje, si i përfshirë në Dhjetor 2018 në vrasjen e trefishtë të Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe turkut Erdal Duranay, është Dashamir Dumani, vëllai i bashkëpunëtorit kryesor të SPAK, Nuredin Dumani. Dashnor Dumani atë natë ka qenë në makinën e atentatorëve së bashku me Altin Ndocin, Talo Çelën dhe Mir Haxhinë. Dumani në dëshminë e tij rrëfen emrat e personave të përfshirë, në vrasje nga ajo e Bradasheshit tek atentati i vëllezërve Baho si dhe rolin e secilit.