I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim për javën e fundit të muajit Shtator për 12 shenjat e zodiakut. ”Në këtë javë Afërdita lëviz në Akrep që do të thotë se do të ketë një ndikim planetar të veçantë për të gjitha shenjat, në fushën e punës, karrierës, ekonomisë apo marrjen e vendimeve të rëndësishme” tha Jorgo në fillim të bisedës, ndërsa shtoi se ky ndikim planetar do të qëndrojë deri më datën 17 tetor. ”Duhet patur kujdes këtë javë në firmosje kontratash, veçanërisht ditën e mërkurë ku kemi një katërkëndësh planetar sa të vështirë aq dhe misterioz” paralajmëron astrologu Jorgo Pulla. Por çfarë thonë yjet për këtë javë për secilën shenjë të zodiakut?
Dashi
Moto e Dashit në këtë javë është: Flisni me personin që ju intereson! Këtë javë do të ndjeni nevojën për favorizime në fushën e punës dhe karrierës. Në fushën e dashurisë, njohjet kthehen në lidhje serioze. Koha është në favor të portofolit të Dashit, pasi kanë mundësi në ekonomi dhe një padrejtësi që u është bërë para 10-të viteve, këtë javë vendoset në vend.
Demi
Janë duke diskutuar për çështje biznesi në këtë javë. Duket se kjo javë është momenti më i mirë i mundshëm për çështje ekonomike financiare. Ditën e mërkurë ka shumë mundësi që të bëjnë plane në fushën e biznesit dhe udhëtimeve. Në lidhje me çështjet shpirtërore dhe familjen, duket se janë në pritje të një pasardhësi. Disa blerje të rëndësishme është mirë që të shtyhen javën që vjen.
Binjakët
Ju Binjak flisni me partnerin dhe bëni plane. Planet për martesë dhe për fejesë janë tani, pasi Mërkuri është guvernatori juaj. Duhet të keni shumë kujdes, pasi ditën e mërkurë mund të keni një ndarje, pra bisedimet e rëndësishme për jetën, të shtyhen në një moment tjetër. Një njohje mund të kthehet në lidhje serioze për të palidhurit. Është moment i mirë për plotësim dokumentacioni. Në fushën profesionale-financiare, këtë javë do të keni disa shpenzime të tepërta.
Gaforrja
Ndryshim pune dhe dashuri të reja për Gaforren. Japin shumë, por nuk vlerësohen për atë që japin. Në lidhje me financat, edhe pse shqetësohen pak, çdo gjë do të shkojë në vendin e duhur pa asnjë shqetësim. Borxhet e së shkuarës shlyen nga e mërkura dhe gjërat do të ndryshojnë për mirë.
Luani
Moto e tyre është: Diskutime, marrëveshje, kontakte pozitive. Luani do të arrijë majat nëse e kupton se çfarë dëshiron të bëjë. Kjo javë është java e ndryshimeve, vendimeve dhe diskutimeve. Në lidhje me çështjet e dashurisë, disa problematika që kanë patur, tani ka ardhur momenti që të bisedojnë dhe t’i zgjidhin. Lidhjet me shkesi në këtë javë janë shumë efikase. Në anën e financave, do zgjidhen të gjitha problemet që kanë patur.
Virgjëresha
Ju të shenjës së Virgjëreshës duhet të tregoni fleksibilitet. Nuk thoni as jo as po, por thoni ndoshta. Duhet të jeni pak të vëmendshëm karshi mosmarrëveshjeve që mund të keni patur. Në çështjet e dashurisë, keni shumë mundësi të mërkurën, sidomos të palidhurit. Lidhjet që bëhen në këtë javë nuk kanë shanse të shkëputen. Do të keni një surprizë në familjen tuaj, mund të jetë një pasardhës, nuk i dihet. Në çështjet profesionale-financiare duket se po përpiqeni të hidhni hapat në karrierën tuaj.
Peshorja
Tani ju Peshore po mësoni të vërtetën. Do të keni disa ndryshime nga dita e mërkurë, kur Mërkuri shkon në shenjën e Peshores. Keni një mundësi shumë të mirë në lidhje me stabilizimin e punës tuaj. Duket se disa ndarje që janë bërë, tani bashkohen dhe ky bashkim nuk shkëputet më.
Akrepi
Fillon një periudhë komentesh pas shpine për Akrepin, por ata do të ringrihen dhe do t’a shohin çdo gjë me lupë. Do të kenë përfitime ekonomike shumë shpejt. Janë të favorizuar në çështjet shpirtërore dhe do të kenë shumë mundësi. Duhet të tregojnë shumë durim me çështjet që kanë të bëjnë me financat.
Shigjetari
Do të kenë takime të frytshme biznesi me persona të rëndësishëm. Do të jetë shumë pozitive kjo javë, me mundësi në punë dhe karrierë. Disa lidhje dhe biseda të vjetra, rindizen dhe përfundojnë deri në altar. Nga kjo e hënë, hyrja e Afërditës në Akrep ndikon shumë. Kombinime të mira janë me Gaforre dhe me Bricjap. Shumë gjëra nuk duhet t’i marrin si personale Shigjetarët. Në dashuri të mos nxitohen, ndërsa në çështjet e profesionit, duhet të kenë vëmendjen për mundësitë që do u jepen në këtë periudhë.
Bricjapi
Përqendrohuni në qëllimet tuaja! Do ju vijnë para të papritura në këtë javë. Fokusin më të madh do t’a kenë nga e shkuara nga disa mundësi që u dalin përpara. Disa çështje të së shkuarës duket se zgjidhen në këtë javë. Një oferte shumë të rëndësishmë duhet t’i thonë jo për momentin dhe të mendohen. Bricjapi është doktor i vetes dhe i familjes së tij. Në çështjet që kanë të bëjnë me profesionin e tyre, nga dita e enjte do të kenë disa mundësi të shtuara që do u përshtaten.
Ujori
Kanë shumë mundësi në fushën e karrierës në këtë javë. Do të kenë mundësi për punë të re nga ku do dalin faqebardhë. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, duhet të kenë kujdes me Binjakët, sepse do të grinden, por gjithsesi është kohë e përshtatshme për ta.
Peshqit
Jeni shumë të përgjegjshëm në dashuri dhe mund të buzëqeshni sepse Peshqit janë intuitivë. E dini se çfarë doni të bëni në fushën e karrierës tuaj, ndërsa në fushën e dashurisë jeni të favorizuar, pasi keni përballë Virgjërëshën, ndërsa mundësitë që do keni tani e në vazhdim, mund të kthehen në lidhje serioze. Nga ata tjetër keni të bëni me Ujor dhe me Gaforre. Një çështje pune po e prisni me padurim prej gati tre muajsh dhe do arrini aty ku doni dhe dëshironi.