Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është bashkuar nismës “Java europiane e mobilitetit”, që ka për qëllim të inkurajojë qytetet që të promovojnë alternative të tjera të lëvizjes përkundrejt përdorimit të makinave.
Përmes një reagimi në rrjete sociale Veliaj fton qytetarët që të përdorin bicikletat si një alternativë e shëndetshme për ta dhe miqësore me mjedisin.
“Java Europiane e Mobilitetit na kujton se biçikleta është një nga mënyrat më të mira për të lëvizur në qytet! Kolegët e Policisë Bashkiake këshillojnë qytetarët të përdorin trotuaret me siguri dhe të sigurojnë që korsitë e biçikletave të jenë të lira për çiklistët””, shkruan Veliaj. Ndërtimi i korsive të biçikletave në kryeqytet ka sjellë lehtësira për adhuruesit e dy rrotakëve.
Krijimi i korsive të biçikletave në Tiranë ka dhënë efektet e para, pasi po përdoren masivisht nga qytetarët e të gjitha grupmoshave.