Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Socialiste, Romina Kuko, e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 ka zbuluar disa detaje në lidhje me procesin e bindjes së shteteve anëtare të BE, në mënyrë që të çeleshin negociatat me Unionin.
Ajo shprehet se ndërkohë që zhvilloheshin takime për të bindur anëtarët, shihnin me keqardhje se personat përkatës kishin marrë nga pjesë të opozitës shqiptare dosje të përkthyera në anglisht, ku “nxihej” Shqipëria.
“ Ne nuk dua, më të shkojmë të përfaqësohemi jashtë por duam të sjellim miqtë tanë në Tiranë që të njohin se çfarë Shqipëria është. Ka ende një paragjykim që ne duam ta heqim. Kushdo vjen në Tiranë. Ndryshon mendim. Është shumë e vështirë të heqësh 30 vite paragjykim për një vend si Shqipëria.
Emigrantët kanë bërë lajm në vendet ku kanë emigruar. E mbajmë mend që çfarëdo ndodhte në vendet fqinje, mediat nxitonin të thoni që autori ishte shqiptar.
Opozitat dhe partitë në pushtet janë gjithmonë në kundërshti me njëri-tjetrin. Në luftë nuk ka kurrë të fituar, ka vetëm humbës në gradë të caktuar.
Kur ne lobonim për të marrë ftesën për të çelur negociatat, shkonim në çdo vend, kemi vizituar shtetet disa herë brenda vitit, zhvillonim takime për tu sqaruar se ato që ata kishin dëgjuar nuk ishin të vërteta, shihnim se kishin marrë nga persona në opozitë dosje të përkthyer në anglisht që nxinin vendin tonë”, u shpreh ajo.