Rama: A prodhohen mbetje në Shipëri? Sigurisht që po dhe është mëse normale, sic politika ka prdhuar mbetje, cdo proces prodhon mbetjet, por këtu jemi në rastin kur mbetjete prodhojnë politikë. Ndër to ka mbetje të rrezikshme dhe jo të rrezikshme. Mbetjet e rrezikshme sipas ligjit 10463/2011 për menaxhimin e mbetjet. Trajnimi i mbetjeve të rrezikshme kryhet sipas ligjit.
Vijmë te ajo që goja shumëtellallëshe e ka marrë si guxim duke thënë se mbetjet e dyshuara do vijnë në Shqipëri bashkë me fundin e botës, sepse do shpërthejnë bombat me oksid hekuri dhe pluhur zinku. Sepse për sytë me 7 penxhere dhe gojën 7 kanatshe, shteti shqiptar apriori është në cdo rast fajtor nga këmbët te koka, por janë fajtor edhe shqiptarët që e mbajnë në krye me vote një regjim kriminal.
Shqipëria ka sot në portin e Durrësit një dosje inspektimesh dhe certifikimesh sistematike rigoroze nga autoritetet europaine që e përcaktojnë portin e Durrësit si një por të sigurtë dhe që e bëjnë Durrësin vendin ku së shpejti do kemi edhe portin e NATO-s.