Detaje të reja kane dalë në lidhje me vrasjen e dyfishtë në fshatin Kurjan të Roskovecit. Mësohet se pasi Altin Kuka ka vrarë vëllezërit Ladimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj, është arrestusr nga policia. Vrasja është bërë me armë tip automatik.
Njoftimi i Policisë:
Roskovec/Informacion paraprak Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. K., 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K. Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin A. K. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.