Në Kryesinë e Kuvendi po zhvillohet një takim i kryetares së Kuvendin Elisa Spiropali me drejtuesit e Institucioneve të Pavarura.
Kryetarja e Kuvendit tha në fjalën e saj se do të mbështesë institucionet e pavarura. Spiropali ftoi opozitën për të marrë pjesë në Komisionet e Posaçme.
‘Kuvendi ka dhënë dhe do të japë institucionalisht dhe publikisht mbështetjen e nevojshme. Mbështetja jonë ka qenë dhe do të jetë ligjore. Kuvendi ka vullnet të plotë dhe është i hapur të miratojë inictiava të reja ligjore. Kuvendi është një derë e hapur për të gjithë ju.
Askush nuk mund të hyjë në veprimtarinë e institucioneve të pavarura. Shqipëria europiane kërkon institucione që veprojnë me përgjegjshmëri. Çdo qytetar shqiptar meriton të marrë shërbim europian. Kuvendi do të japë mbështetjen për Komisionet e Posaçme, dhe se nuk do të prekim e ndërhyjmë tek Institucionet e pavarura. Vetëm do t’ju inkurajojmë. Opozita do të marrë vendin e saj në këto komisione. I papranueshëm raporti burokratik mes Kuvendit dhe institucioneve tuaja. Shpresoj në një dimension të ri të këtyre marrëdhënieve.’- tha Spiropali.