SPAK zbulon konfliktet mes familjarëve për dosjen “Partizani”. Në një pjesë të dosjes së përpiluar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ‘shpalos’ konfliktet gjatë zbatimit të punimeve. Përgjatë viteve nga 2008-2012 por edhe në vijim, që është një periudhë zhvillimi ndërtimesh, ish-Presidenti i klubit “Partizani” Paro Laçi ka bërë një kallëzim për mbylljen e derës së klubit duke pretenduar se ka investuar 30 mijë euro. Po sipas tij, Xhim Begeja dhe Fatmir Bektashi e kishin bindur se do ta shpërblenin.

“Xhimi Begeja ka pretenduar se ka vendosur të bllokojë derën kryesore që të mos hynin automjete, ndërkohë që dera tjetër ku futen sportistët ka qenë dhe është e hapur. Ditën e kallzimit, rreth orës 11.20, Paro Laçi i ka thyer këto rregulla duke hyrë me forcë në ambjentet e klubit, duke bërë shantazh, duke ofenduar çdo person që i del para duke e kërcënuar personalisht Xhimin. Prandaj Xhimi ka njoftuar policinë,”-shkruhet në dosjen e SPAK. Po, sipas Paro Laçit, Policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes por nuk kishin bërë asgjë.

“Më thanë se urdhërat i jepte Xhim Begeja duke thënë Këtu është Sali Berisha. Është prona e Sali Berishës dhe e familjes së Sali Berishës. Unë jam daja i Jamarbër Malltezit shtetasit Xhimi Begeja dhe Fatmir Bektashi i kanë thënë se prona ishte e tyrja, e familjes së Sali Berishës, është vetë Sali Berisha në këtë mes, urdhërat i jep Sali Berisha,”-madje pretendon se Jamarbër Malltezi dhe Shkëlzen Berisha, bashkë i kanë bërë presion.

“Me Shkëlzenin ka shkëmbyer edhe mesazhe telefonike. Një rast Shkelzeni i ka thënë Eshtë pronë e familjes sonë, është pronë e jona, e kanë trashëgimi të vjetër Jamarbër Malltezi ka dashur t’i mbushë mendjen, janë takuar para marsit 2011 në ambjentet e Klubit të Futbolit Partizani. Sipas tij, Jamarbëri i ka thënë “Unë jam përfaqësues i pronarëve. Unët do të ndërtoj kulla ketu. Unë kudo që shkoj shkoj në emër të Berishës dhe nuk m’i mbyll dot ti rrugët. Dyert i kam të hapura kudo.”

Ai pretendon se nga Xhimi Begeja dhe Fatmir Bektashi i janë ofruar si shpërblim 500 000 euro dhe ambjent banimi e garazh me kusht që të largohej dhe nënshkruante largimin nga ambientet.

Po ashtu, përmend edhe një bisedë që ka bërë me asokoge ministrin e Mbrojtjes Arben Imami.

“Eshtë pronë e Sali Berishës, ka dorë Sali Berisha, ma ka dhënë postin e Ministrit për të firmosur për ambjentet e Partizantit, kam firmosur dhe do firmos çdo letër!”

Për arsye që nuk dihet, Paro Laçi përmend se ka zhvilluar takime edhe me drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët kanë dashur që ta bindnin që të mos rezistonte dhe të dorëzonte ambientet. Në një moment përmend edhe Erzen Breçanin.

“Në atë kohë, Policia ka pasur një dhunë të vazhdueshme duke mos i lënë të hynin në ambjentet e Klubit të Futbollit. Erzen Breçani teksa ka qenë në drejtimin e Komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë, shfaqet i angazhuar në përballjen me këto konflikte. Me shkresën nr.201, Fatmir Bektashi, nën siglën e shoqërisë “Kontakt sh.pk”, i është drejtuar shefit të Komisariatit të Policisë nr 2 Tiranë Erzen Breçani, ku i ka kërkuar prishjen e objektit pa leje, të merren masa urgjente për prishjen e murit pa leje të ndërtuar nga Flamur Kolmarku dhe Dritan Saka, i ngritur mbi pronat e familja Begeja, për të cilat është nënshkruar kontratë për zhvillimin e tokës me kompaninë Kontakt sh.p.k.”

Në një dokument të gjendur pranë studio “Pustina”, me emërtimin “Homeplan shp.k. 2012”. Në pyetje nga SPAK është marrë Genci Jakollari.

“Në vitin 2007 është emëruar ‘SPZ-Inspektor Rendi Zone’ ku ka mbuluar disa zona, Fatmir Bektashi e njeh. Mesa kujton mund ta ketë njohur nga periudha 2010-2012 kur ka qënë 1 Inspektori i Zonës, në zonën e parkut ku ky shtetas kryente ndërtime në zonën e Ish-Klubit Partizani. Ne atë periudhë Fatmir Bektashi i dërgonte shefit të Komisariatit shkresa ku kërkonte mbështetje pasi haste pengesa dhe vështirësi për kryerjen e punimeve në kompleksin e pallateve nga banorë të cilët kishin zënë një pjesë të godinave të klubit të futbollit “Partizani”. Banorët që kishin zënë këto godina nuk dilnin nga këto ambjente dhe për më tepër ju dilnin përpara makinerive.”

Sipas tij, në Komisariatin nr.2 i Policisë së Shtetit, Fatmir Bektashi ka bërë disa kërkesa ku kërkonte hartonte plane masash që të nxirreshin banorët nga objektet ku do të ndërohej.

“Më vonë, Fatmir Bektashi, gjeti gjuhën e përbashkët me këto banorë informalë, nuk e di nëse ju ka dhënë ndonjë hyrje, që u qetësua situata sepse ishte shumë shumë e vështirë. Kanë qënë të paktën 5 ose 6 familje që bënin rezistencë dhe nuk dilnin nga këto ambjente. Fillimisht shefi i Komisariatit ka qënë i ndjeri Nikoll Varmikaj, më vonë ka qënë shtetasi Erzen Breçani. Më së shumti planet e masave janë zbatur në kohën që shef Komisariati ishte shtetasi Erzen Breçani. Kur ka qenë Viti i Ri, Fatmir Bektashi ka dhënë shpërblim. Bektashi nuk i ka kërkuar asnjë nder dhe as Genci nuk i ka bërë ndonjë nder, pazi vetë personalisht nuk ka patur mundësi dhe kompetenca që ta ndihmonte. Gjithashtu nuk i ka kërkuar asnjë përfitim monetar për punën që po kryente. Çdo marrëdhënie në lidhje me punën me këtë shtetas ka qënë shkresore me komisariatin.”

Konflikte familja ka pasur edhe me familjarë me mbiemrin Hasa (Avni dhe Ermir Hasa), ku për të shuar këto konflikte u është kërkuar heqja dorë nga procesi i legalizimit të ndërtimeve të tyre përkundrejt dhënies së ambjenteve ndërtimore si dhe pagesave në formën e pagës në shumën 1 000 euro në muaj (shih kontratat e shkëmbimit të lidhur me këta shtetas në vitet 2010 dhe 2011).

Laura Pustina, ku me qëllim dhënien vlefshmëri ligjshmëri, këtyre veprimeve shoqëria Homeplan paraqitet si dhuruese për tre apartamente dhe njësi për shtetasit Hasa duke u pasqyruar se dhurimi bëhet pa kusht dhe pa shpërblim, gjë që në fakt nuk është e vërtetë pasi këto dhurime janë bërë kundrejt detyrimit për heqjen dorë nga procedurat e legalizimit.

Në lidhje me konfliktet e lindura me familjen Kapollari dhe shoqërinë G- Kam, ka rezultuar përgjatë hetimit se korrespondenca mes INUV Bashkia Tiranë dhe INUK duke nisur nga muaji tetor 2011 deri në muajin janar 2012. Adriatik Kapollari merr përsipër të respektojë pronësinë e pretenduar të familjes Begeja në një sipërfaqe prej 4000 m2, ndërkohë që Xhimi Begeja merr përsipër të ndihmojë shoqërinë “G-Kam” të regjistrojë pronën në ZVRPP Tiranë, edhe pse më herët mes tyre ka pasur edhe përplasje fizike.

“Xhimi Begeja pretendonte që prona ishte e tija dhe megjithëse Adriatiku dokumentat i kishte në rregull, nuk kishte si të vepronte sepse Xhimi Begeja i sillte policinë aty dhe u detyrua të pranonte kushtet e akt marrëveshjes që të zgjidhte këtë situatë… Fatmir Bektashin e ka njohur kur ka marrë dokumentat e pronësisë për hyrjet që përfitoi tek kompleksi Magnet në bazë të akt marrëveshjes që bëri me shtetasin Xhimi Begeja. Të gjitha kontaktet për pronën e tij i ka patur vetëm me shtetasin Xhimi Begeja.”

Të dyja palët do të rihapin gjyq për përcaktimin e kufijve, dhe të arrijnë edhe privatizimin e pjesës së mbetur të truallit nga ana e shoqërisë G-Kam. Por ndërkohë do të tërhiqen nga gjyqet e tjera. Mes palëve arrihet marrëveshje, si rezultat i kësaj marrëveshje familja Begeja dhe shoqëria Homeplan sh.pk marrin përsipër të paguajnë shoqërinë G-Kam me 250 000 euro dhe me sipërfaqe ndërtimore. Xhimi Begeja lë madje garanci edhe lokalin e tij “Begeja 1900”./