Krijimi i një mini-shteti bektashi në Shqipëri, ka ngjallur komente të shumta pro dhe kundër këtij vendimi.
Kreu i shoqatës VATRA në Stamboll, Bora Zukali u shpreh në “Shqipëria Live” se rezultatet e këtij vendimi do të shihen në fund, duke shtuar se Komiteti Bektashi është i respektuar në të gjithë botën.
“Që tani kemi filluar të bëjmë komente. Edhe bektashinjtë që janë në Turqi, disa e pranojnë, disa jo. Nëse do kemi fitim për bektashizmin, do ta shohim vetëm atëherë kur të ndodhë. Komiteti Bektashi është përhapur në të gjitha vendet. Asnjë luftë nga bektashizmi nuk ka dalë në botë, por vetëm paqe. Kjo është një gjë e mirë. Nëse është gjë e mirë krijimi ose jo i shtetit, atë do e tregojë koha.
Kjo është shpërndarë si një ide. Rama me një mesazh që ka shpërndarë, Baba Mondi që e ka lexuar nga interneti, nuk ka bërë asnjë koment. Mendoj se për disa ditë do të bëjë dhe ai disa komente. Disa gjëra do të dalin në shesh. Pastaj do të bëhet ose jo. Po u bë, do e respektojmë, po s’u bë do e respektojmë prapë”, tha Zukali.