Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka dhënë një deklaratë të përbashkët për shtyp me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Ajo ka theksuar se me drejtim e Gashit, marrëdhëniet mes dy vendeve tona do të njohin një tjetër nivel.
Ndërsa, Gashi ka thënë se duhet të angazhohemi dhe të kontribuojmë për përmirësimin e këtyre marrëdhënieve për të pasur shërbime me të thella.
“Është e nevojshme të punohet për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, infrastrukturor dhe lidhjeve energjike dhe hekurudhore.
Me kryetaren e Kuvendit biseduam dhe për çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin europian dhe ne si politikanë të zgjedhur dhe të përgjegjshëm duhet të angazhohemi dhe të kontribuojmë për përmirësimin e marrëdhënieve mes ty vendeve tona”, u shpreh ndër të tjera Gashi.
“Shumë e nderuar që ndodhem këtu me. Duke falenderuar për mikpritjen dhe ndaj të njëjtën bindje për ruajtjen e marrëdhënieve politike dhe njerëzore mes dy vendeve. Kam bindjen që me drejtim e Gashit, marrëdhëniet tona do të njohin një tjetër nivel. Ne vumë re që procesi zgjedhor ishte i standardeve europiane.
Sot me sy nga e ardhmja, ne ndjekim me vëmendje zhvillimin e vendit tuaj dhe mund të pranojmë me krenari që faktori shqiptar luan një rol të rëndësishëm në zhvillim”, tha ndër të tjera Spiropali.