Moderatorja Roza Lati duket se ka gjetur sërish dashurinë, pas një kohe të gjatë, ku jeta e saj personale ishte mbajtur diskrete.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, vetë moderatorja ka konfirmuar romancën.

“Dashuria zemër…dashuria shëron gjithçka…”, shkruan Roza duke postuar pamje nga një takim romantik në një ambient me lule, verë dhe muzikë të mirë. Por, mister la personin që i ka rrëmbyer zemrën.

Duket se jeta e Rozës u bë edhe më e bukur pas pjesëmarrjes së saj në ‘Big Brother VIP Albania’.