Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, tha sot (23 Shtator) gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e saj maqedonas, Afrim Gashi, se ‘cenimi i gjuhës shqipe, cenon identitetin e shqiptarëve’, teksa shtoi se kjo çështje duhet të zgjidhet sipas marrëveshjes së Ohrit.
Deklarata u bë pas takimit të sotëm dy homologëve dhe në prag të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në Maqedoni, për një kërkesë për shfuqizimin e gjuhës shqipe si gjuhë e dytë, Tirana zyrtare ka kërkuar zyrtarisht, që ligji që është në fuqi të zbatohet plotësisht.
“Ne presim me besim dhe shpresojmë që të zbatohet plotësisht ligji për gjuhët. Gjuha shqipe është e shenjtë dhe ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë. Cenimi i saj në çdo formë dhemb shumë dhe cenon identitetin tonë, që ne afrojmë në këtë botë të madhe si vlerën tonë. Njohim dhe mirëkuptojmë shqetësimet për ndryshimet e mundshme, varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese, por presim që kjo të ketë zgjidhje sipas klimës që dikton marrëveshja kuadër e Ohrit”, tha Spiropali ndër të tjera.
Më tej ajo foli edhe për bashkëpunimin e mëtejshëm dypalësh mes vendeve, pavarësisht ndonjë mosmarrëveshjeje apo mosdakordësie, duke theksuar se marrëdhëniet mes dy shteteve nuk do ndryshojnë, edhe pas ndërrimit të qeverisë pas zgjedhjeve të fundit.