Nuk ka qenë një vit i lehtë, përkundrazi. Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Dea Mishel, ka kaluar shumë muaj me ankthin se si do të shkonte shëndeti i saj, pas një diagnoze me të vërtetë serioze. Javë e muaj të gjatë pritjeje, më në fund iu shpërblyen në shëndet të plotë. Çfarë tjetër mund t’i kërkosh jetës më shumë se kaq?
Jo më kot, në mesazhin që ka ndarë me miqtë virtualë, Dea shpreh mirënjohjen për atë që jeton dhe ndihet krenare për veten, për çastin që jeton tani dhe, me siguri, bën gëzuar edhe për vitet më të mira që pret t’i vijnë.
Sot festojmë ditën që unë rashë nga qielli. Organizuam një photoshoot që të shkruaja këtë caption… Këtë vit kam vuajtur, nuk gjej dot një mënyrë të këndshme ose poetike për ta thënë, ka qenë një makth. Jam lutur shumë, çdo natë. Tani jam thjesht e lumtur dhe kaq. S’ka asgjë poetike në gjithë këtë, prandaj dhe fjalët janë të vogla. Jam e lumtur që shpirtin dhe sensin e humorit e kam akoma. i love that. Mbase është gjëja që vlerësoj më shumë te vetja. Jam optimiste, jam mirënjohëse që kam mundësinë të festoj! Gëzuar ditëlindjen për mua! Love u truly little me!”, shkroi Dea krahas disa fotografive të postuara në rrjetet sociale.